United Hospital

Familja që endej e pastrehë në Preshevë, po bëhet me shtëpi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) me seli në Preshevë sot (14 prill 2014) vendosi gurthemelin për ndërtimin e shtëpisë për familjen Naser dhe Emine Latifit nga Presheva të cilët ndër vite nuk posedonin strehe të veten.

Sipas vlerësimit të komisionit të QSA-së, rasti i familjes Latifi ishte ndër rastet më të rënda sa i përket strehimit, ku fëmijët që nga lindja deri sa filluan shkollën gjithnjë si vendbanim kishin ate që ndokush ua mundësonte një strehe të përkohshme duke bërë që familja të endej nga njëra anë e qytetit në tjetrën, nga një lagje në tjetrën.

“Kësaj vuajte me Lejen e Zotit të Madhërishëm nga sot po i vjen fundi duke lulëzuar një shpresë dhe lumturi për këtë familje Preshevare duke bërë që mos të ndihet e anashkaluar dhe harruar nga shoqëria, kjo falë sakrificës dhe vullnetit që shprehi bashkatdhetari Xhavit Sherifi nga fshati Tërrnavë, mëhalla e Jakajve, duke marre përsipër të investoj në tërësi këtë projekt”, njofton QSA, transmeton Titulli.

QSA në njoftim shpjegon se kjo familje si pengesë tjetër kishte mos posedimin truall ku duhej të ndërtohej shtëpia, këtë Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit arriti ta zgjidhe fale njerëzve bujar dhe disa bizneseve lokale si ndërmarrja për dyer ‘Elegance’, mobileria ‘Mobeland’, barnatorja ‘Anikapharm’, bashkë me disa bashkatdhetarë të tjerë anonim.

ARKATANA

Vlera e truallit bashkë me pusin që do të hapet ka kushtuar 10 000 euro, ku edhe këtu familja Sherifi si investitore e projektit mori pjesë me 2000 euro. Vlera totale e projektit sa i përket ndërtimit të shtëpisë si parallogari kap vlerën rreth 20 000 euro.

“Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit ndër vite në suaza të programit të vet “Strehimi” ka arritur të ndërtoj 7 shtëpi deri më tani. Shprehim mirënjohje të veçantë familjes Sherifi e cila morri për sipër këtë investim si dhe të gjithë donatoreve të tjerë, pa harruar stafin tonë që kreu shumë punë operative duke mundësuar që përfundimisht të ngjizet kjo punë, kurse familjes Latifi i urojmë mbarësi dhe rehati në këtë shtëpi !”, thuhet në njoftimin e kësaj QSA-së.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit apelon që të tregohemi vazhdimisht të këtillë ndaj bashkëvendësve tanë, duke mbjell çdo herë pozitivitet dhe dashuri mes vete./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.