UBT

Familja Osmani mund të kthehet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nëna së bashku me fëmijët 7 dhe 13 vjeçarë ishin dëbuar në Kosovë ndërsa djali 16 vjeçar dhe babai kishin mbetur në Gjermani.

Ministri i brendshëm i landit Niedersachsen (Saksoni e ulët), Boris Pistorius ka vendosur të kthejë sërish në Gjermani familjen kosovare Osmani, të dëbuar rreth dy javë më parë në Kosovë. Nëna së bashku me fëmijët 7 dhe 13 vjeçarë me atë rast ishin dëbuar në Kosovë ndërsa djali 16 vjeçar dhe babai kishin mbetur në Gjermani.

Mobi Casa

Ministri, i cili qe ngritur në këtë post vetëm pak ditë para dëbimit të familjes, ishte gjendur nën zjarrin e kritikave të opinionit dhe të opozitës për vendimin e marrë.

“Ne e kemi lutur Ministrinë e Jashtme në Berlin që të përgatisë vizat për nënën dhe fëmijët, ka thënë Pistorius në Hannover. Atyre, sipas tij, do të duhej tu mundësohet një kthim i shpejtë në Gjermani. “I mbetet tash Ministrisë së Jashtme, nëse i miraton vizat”, ka thënë ministri, duke shtuar se me këtë rast bëhet fjalë për bashkimin e një familjeje të ndarë pa të drejtë. Por, edhe me kërkesën për t`i mundësuar kthimin, statusi i familjes Osmani nuk është ende i zgjidhur. Për të duhet të vendoset më vonë.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.