Uji Dea

Familja Mujaj po shkund Austrinë

/ 2 minuta lexim

Familja Mujaj nga Kosova, vazhdon të jetë lajmi kryesor në mediat austriake, pasi që mijëra austriak nuk po lejojnë deportimin e saj nga Austria për në Kosovë.

Familja Mujaj sot ka deponuar kërkesën për vizë humanitare, pasi që Enti i Emigracionit dhe Ministria e Brendshme i ka refuzuar vazhdimin e statusit të azilit dhe vendqëndrimit.

Vajza e tyre Leonesa Mujaj, 13 vjeç, cilësohet si një engjëllushe e kësaj familje dhe një vajzë shembullore në shoqërinë austriake. Falë asaj janë mbledhur mijëra nënshkrime, që dje janë dorëzuar me vizën humanitare, me të cilat kërkohet që kjo familje të mbetet në Austri dhe t`i lejohet vendqëndrimi i rregullt, raporton ina.

Hidromorava

Familja Mujaj është nën ethet e mundësisë së deportimit dhe se ata janë në pritje të dy vendimeve: vizë humanitare apo deportim drejt Kosovës, pas gjashtë viteve qëndrimi në Austri.

Shansi i fundit për një qëndrim në Austri është kërkesa e vizës humanitare, gjë që kjo Familja Mujaj tani ka mbështetjen e qytetarëve austriak, të cilët përmes protestave pranë banesës së familjes kosovare ka kërkuar që të ndalohet deportimi i tyre.

Austriakët përmes forumeve sociale kanë theksuar se do të bëjnë çmos për të parandaluar deportimin e kësaj familje./Indeksonline/