Mobi Casa

Familja më e moshuar në botë, me 818 vjet

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Familja Melis nga Sardenia e Italisë, ka hyrë në librin e rekordeve Guinnes, si më e moshura në botë.

Nëntë motrat dhe vëllezërit e kësaj familjeje, së bashku janë 818 vjeç. Përfundimi është arritur pasi janë bërë kërkime në pesë kontinente.

RCCOLA

Nëntë vëllezërit dhe motrat më 1 qershor 2012 kanë mbushur së bashku 818 vjet e 205 ditë. Më e moshuara, Consolata, e cila ka nëntë fëmijë, 24 nipër e 25 stërnipër, të mërkurën do të festojë ditëlindjen e 105-të.

Pas saj vjen 99-vjeçarja Claudia, pastaj 97-vjeçarja Maria, 93-vjeçari Antonio, 91-vjeçarja Concetta, 89-vjeçari Adolfo e kështu me radhë.