Fundamenti

Familja Kastrati bëhet me shtëpi të re

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Musa Kastrati dhe nëna e tij Rabije Kastrati, deri më tani kanë jetuar në një shtëpi ( dhomë), e cila nuk i ka përmbushur as kushtet elementare për jetesë, mirëpo falë donatorëve zemërgjerë, kjo familje prej sot ka hyrë në shtëpi të re.

Shtëpia ka filluar të ndërtohet në muajin mars të këtij viti dhe ka kushtuar mbi 9000 euro. Në ndërtimin e saj kanë marrë pjesë shumica e të rinjve të fshatit, kurse ndihmë të madhe kanë dhënë edhe më të moshuarit.

Drejtori i drejtorisë së Administratës Enver Ajvazi, përcjelli përshëndetjet më të përzemërta të Kryetarit Surdulli, i cili nuk kishte mundur të marrë pjesë për shkak të udhëtimit të tij zyrtar në Turqi.

”Është një vepër e madhe humanitare që keni bërë për vëllain tuaj, nuk ka më keq kur sheh njeriu vuajtje, por nuk ka më kënaqësi dhe gëzim kur njeriu realizon vepra humanitare, prandaj kjo është një vepër e madhe humanitare” ka thënë Ajvazi.

Ajvazi ka thënë se kjo shtëpi është meritë e të gjithë atyre që në mënyra të ndryshme, ndihmuan dhe kontribuuan që sot Musa dhe nëna e tij Rabija ta gëzojnë shtëpinë e re.

Hidromorava

”Komuna e jonë e cila për veç punëve të mira që ka bërë dhe po bënë për një jetë më të mirë për të gjithë banorët e vetë, asnjëherë nuk ju nda aksioneve, ndihmave dhe përkrahjeve tjera të cilat në mënyrë direkte apo indirekte u kërkuan nga ne, megjithëse, ne jemi aty për ju dhe sigurisht që edhe në të ardhmen do ta keni përkrahjen tonë. Në këtë rast, komuna ndau një shumë modeste prej 950 € “tha Ajvazi.

Ndërsa, Kryetari i komisionit për ndërtimin e kësaj shtëpie Shefik Kastrati ka falënderuar gjithë donatorët të cilët kanë kontribuar në ndërtimin e kësaj shtëpie. “ Ne Karaçevasit, dimë, duam dhe ja dalim për çdo aksion, solidaritet, humanitet, përpikëri, unitet dhe besnikëri, ne nuk do të ndalemi me këtë aksion humanitarë, ku kemi ende aksione të tilla” ka thënë Fadil Kastrati, banorë i këtij fshati, duke shtuar më tej se përkrahja e Kryetarit të komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, nuk ka munguar asnjëherë.

Kurse, për ndërtimin e shtëpisë së Musa Kastratit dhe nënës së tij Rabije Kastratit, kanë kontribuar, komuna e Kamenicës me 950 euro, donatorë të tjerë janë bashkëfshatarët, mërgimtarët në Zvicër me shoqatën e tyre ” Firishta”, mërgimtaret nga Gjermania, Austria, Norvegjia, ndihmë tjetër edhe banorë të fshatrave Rogoçicë, Novosellë, Hodonoc, Muhoc, Breznicë, po ashtu shumica e punëve janë kryer në mënyrë vullnetare.

Familja e Musa Kastratit është shprehur se kjo që po ndodh sot, para nesh po gëzon dy zemra që asnjëherë nuk u gëzuan më shumë në jetë sepse asnjëherë në jetë nuk e kemi ëndërruar një shtëpi të re. “Me këtë shtëpi që do ta quajmë bukuroshe që gjendet në mes të fshatit i dhatë një pamje shumë të bukur lagjes tuaj, fshatit dhe vetë Kosovës “ka thënë në falënderimin e tij Musa Kastrati./rajonipress/