Fundamenti

Familja Kadriu falënderon Qemajl Mustafën

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Bajram Kadriu ka falënderuar Qemajl Mustafën për vendosjen e emrit të një shkolle në Gjilan me emrin e Ismajl Kadriut i cili ka kontribuar shumë në zhvillimin e arsimit në luginën e Karadakut.

Në takimin e fundit të KPF-së,(Komiteti për Politikë dhe Financa) janë hedhur në votim propozimet e Këshillit të shkollave gjegjëse, me ç’rast me shumicë votash, KPF vendosi që këto propozime t’i propozoi DKA për emërtimin e shkollave, si në vijim: Për Gjimnazin e ri – Xhavit Ahmeti, Shkolla fillore Lagja VIII – Nazmi Hoxha , Shkolla fillore Lagja II – Sadulla Brestovci, dhe Shkolla fillore e Zabelit të Sahit Agës – Ismajl Kadriu.

ARKATANA

Propozimi për emrin e Ismajl Kadriu i ka gëzuar tej mase familjarët e tij. Bajram Kadriu i afërm i Ismajl Kadriut tha për rajonipress se janë shumë të lumtur që emri i Ismajl Kadriut do të jetë i pranishëm në një shkollë të Gjilanit.”Familja Kadriu i shpreh falënderimet më të sinqerta kreut të Gjilanit sepse me këtë gjest është njohur kontributi dhe potenciali i vetëdijes kombëtare të lartë të trashëguar nga gjyshi Idriz Seferi. Ismajl Kadriu ka kontribuar në zhvillimin e arsimit në luginën e Karadakut , Anamoravës dhe rrethinës së Gjilanit e më këtë mirënjohje është nderuar i tërë farefisi ynë” tha Bajram Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.