FIDANISHTJA

Familja Jashari ndezi rrezet e shpresës për liri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me ndezjen e flakadanit të zjarreve në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan, nën pjesëmarrjen e gjerë të institucioneve lokale të kryesuar nga kryetari Lutfi Haziri, me pjesëmarrje edhe të përfaqësuesve të Ushtrisë, Policisë dhe organeve të tjera të rendit dhe drejtësisë, është shënuar përfundimi i aktiviteteve kulturore në Gjilan, në kujtim të Epopesë së lavdishme të familjes Jashari.

Komuna e Gjilanit për 5,6 dhe 7 Mars kishte organizuar aktivitete të shumta që në 22 vjetorin e rënies heroike të komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, të kujtohen njëkohësisht edhe të gjithë të rënët në luftën për liri, sepse siç është thënë nga kryetarin Haziri, gjaku i dëshmorëve, heronjve e të rënëve, është themeli i fuqishëm i lirisë së Kosovës dhe njëkohësisht mbrojtja e garantuar me gjakun e tyre të njomë.

FIDANISHTJA

“Është shembull i rrallë por edhe i fuqishëm, kur një familje e tërë kundërvihet ndaj një regjimi kriminal që në Ballkan ka qenë i përgjakshëm, jo vetëm me Kosovën. Familja Jashari ndezi rrezet e shpresës për liri, ajo e tillë dhe shumë e fuqishme është edhe në rrugën e ndërtimit të shtetit. Bashkërisht jemi pranë të gjitha familjeve të cilat kanë dhënë vulën e lirisë me gjakun dhe sakrificën e tyre për liri”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka garantuar se angazhimi institucional do të jetë gjithnjë në shërbim maksimal ndaj qytetarëve, duke kujtuar të kaluarën e duke mos e harruar kurrsesi dhe me vizion për të ardhmen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.