FITORJA

Familja e Flamur Sejdiut e quajnë proces të montuar rastin ndaj tij

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan- Agim Sejdiu në emër të familjes Sejdiu tha për rajonipress se familjari i tyre s`ka lidhje me rrahjen e avokatit Ramadan Leka. Jemi shumë të irrituar me Gjykatën Themelore në Gjilan e cila pa asnjë dëshmi i caktoj një muaj paraburgim Flamurit. Jemi të shqetësuar dhe të lënduar thellë në aspektin psikologjik dhe shpirtëror dhe po ndihemi të fyer nga organet e drejtësisë në Gjilan tha ky familjar.

Arrestimi i Flamur Sejdiut i dyshuari kryesor për rrahjen e avokatit Ramadan Leka ka irrituar tej mase familjarët e këtij të fundit. Mbi 13 anëtarë të kësaj familjeje tashmë kanë dëshmuar në polici e prokurori se Flamur Sejdiu s`ka lidhje me rastin e avokatit Ramadan Leka.

Agim Sejdiu në emër të familjes Sejdiu tha për rajonipress se familjari i tyre s`ka lidhje me rrahjen e avokatit Ramadan Leka. “Jemi shumë të irrituar me Gjykatën Themelore në Gjilan e cila pa asnjë dëshmi i caktoj një muaj paraburgim Flamurit. Jemi të shqetësuar dhe të lënduar thellë në aspektin psikologjik dhe shpirtëror dhe po ndihemi të fyer nga organet e drejtësisë në Gjilan” tha ky familjar.

Agim Sejdiu tha se vendimi i Gjykatës është i padrejtë dhe i njëanshëm dhe është një proces me skenar të montuar. “Ramadan Leka po mundohet që rastin e tij ta zhvendos në familjen tonë , por kjo nuk do të aprovohet lehtë nga asnjë anëtar i familjes Sejdiu” tha ai.

UBT

Sejdiu tha se përkohësisht edhe i kanë ndërprerë fëmijët që të shkojnë edhe në shkollë sepse ndihen të pasigurt meqë janë të privuar nga e drejta themelore për jetë tha Sejdiu.

Ai tha se ka dhënë deklaratë edhe në polici e prokurori dhe do të ankohet edhe tek avokati i popullit dhe të gjitha institucionet relevante të drejtësisë.

Ndryshe Flamur Sejdiu është arrestuar si i dyshuar për rrahjen e Ramadan Lekës dhe i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji nga ana e Gjykatës Themelore në Gjilan. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.