Familja e Agim Ramadanit falënderon qytetarët për ngushëllimet
Gjilan – Jashar Ramadani në emër të familjes Ramadani ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët në forma të ndryshme i kanë shprehur ngushëllime kësaj familje me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së tyre Fetihe Ramadani.
Postimi i plotë i Jashar Ramadanit
Të nderuar përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës të të gjitha niveleve, përfaqësues të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, media të shkruara dhe elektronike, miq dhe qytetarë ju falënderojmë nga zemra që përmes vizitave, telegrameve, rrjeteve sociale dhe formave të tjera na shprehët ngushëllime dhe përkrahje me rastin e ndarjes nga jeta të nënës tonë Fetihe Ramadani.
U prehtë në paqe së bashku me babën Hysni dhe Agimin.
Me shume respekt Familja RAMADANI.
19.09.2016 – Zheger,Gjilan


