Falsifikimi i parave, falsifikim i dokumenteve, kujdes 500 euro të falsifikuara raportohen në Gjilan

Gjilan – Me datën 13.10.2020 ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë verifikimit të parave të deponuara, ka hasur në një kartëmonedhë prej 500 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar.
Po ashtu në Gjilan me datën 13.10.2020 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se gjatë verifikimit të parave të deponuara, ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar.
Një falsifikim i dokumenteve është raportuar në Gjilan ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe nga zyra e tij janë konfiskuar një shtëpizë, një telefon dhe disa dokumente që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/