ARKATANA

Falsifikimi i një note verbale sfidon marrëdhëniet me SHBA-në

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mehmet Morina nuk e drejton më Departamentin për Çështje Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Burime të Kohës Ditore të afërta me MPJ-në kanë thënë të shtunën se Morina është suspenduar nga detyra e tij pas falsifikimit të notave verbale për grupe të njerëzve për pajisje me viza për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të njëjtën ditë, në MPJ e kanë konfirmuar zyrtarisht suspendimin e Morinës, por kanë thënë që ai ta ketë nënshkruar gabimisht një notë verbale bazuar mbi një ftesë që një kishë nga SHBA-ja i kishte bërë Ministrisë së Diasporës.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë nuk ka dashur që të komentonte për rastin. Burimet e “Kohës Ditore” të afërta me MPJ-në kanë treguar se suspendimi i Morinës nga detyra e tij ka ardhur të martën e kësaj jave si pasojë e dërgimit të dokumentacionit të falsifikuar për viza të SHBA-së.

FIDANISHTJA

Vendimin për suspendim e ka marrë sekretari i përgjithshëm i MPJ-së, Nagip Skënderi, me rekomandim të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. Në vend të Morinës në pozitën e ushtruesit të detyrës është emëruar Korab Mushkolaj.

Sipas burimeve të sigurta, kërkesat për viza me dokumentacion të falsifikuar janë dërguar në MPJ nga Ministria e Diasporës dhe ajo e Bujqësisë, ndërsa i implikuar drejtpërdrejt në këtë rast ka qenë vetëm Morina.

Burimet kanë thënë se incidenti ka shkaktuar probleme të mëdha në relacion me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke marrë parasysh se falsifikimet me qëllim të marrjes së vizave amerikane përbëjnë kërcënim edhe për sigurinë e SHBA-së, dhe si të tilla konsiderohen vepër e rëndë kundër këtij shteti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.