Falja e gjakut akt burrëror dhe shembull pozitiv i familjes Ramadani
Gjilan – Elbasan Ramadan Isufi gjeti vdekjen aksidentalisht pas incidentit që ndodhi në deponin e mbeturinave më 30 qershor 2017. Familja e Elbasan Ramadan Isufit në ditën e varrimit e fali gjakun e djalit të tyre kurse më vonë edhe u bë publik akti i faljes ku kontribut të madh kanë dhënë imami Remzi Halimi dhe Ymer Ibishi.
Vdekja e Elbasan Isufit më 30 qershor 2017 tronditi qytetin e Gjilanit. Elbasani (1994) humbi jetën aksidentalisht derisa në deponine e mbeturinave po punonte ku eskavatori që drejtonte Arsim Ibishi e kishte goditur për vdekje.
Ky akt pikëlloj shumë familjar e mbi të gjitha familjen e Arsim Ibishit. Por gjesti madhështor dhe burrëror i familjes së Elbasan Ramadanit la pa tekst të gjithë ata që ishin të pikëlluar për vdekjen e Elbasanit.
Në ditën e varrimit familja Ramadani e fal publikisht gjakun. Në tërë këtë gjest burrëror kontribut të madh kanë dhënë imami Remzi Halimi dhe Ymer Ibishi nga Llahtica.
Edhe Remzi Halimi edhe Ymer Ibishi ishin akter të afrimit dhe pajtimit të dy familjeve duke mos e harruar edhe zemërgjerësinë e Ramadan Isufit babait të Elbasanit.
Ymer Ibishi tha se ky gjest është shumë akt burrëror dhe shembull pozitiv edhe për rastet e tjera. /rajonipress/


