RCCOLA

Falënderon adhuruesit për përkrahjen

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Edhe pse është përfolur mjaft shumë për këngën “Mitrovica ime”, suksesi i këngës nuk ka të ndalur dhe vazhdon të pëlqehet mjaft shumë në publik.

Kjo këngë vazhdon të shfaqet nëpër ekranet televizive, mbase tani konsiderohet edhe si një hit-veror. Mihrie Braha ndjehet e kënaqur me suksesin e këngës dhe paralajmëron se në të ardhmen do të sjellë edhe disa këngë e klipe të reja.

RCCOLA

“Kënga po vazhdon të pëlqehet mjaft shumë në opinion, falënderoj të gjithë fansat e mi dhe ata që më përkrahin në fushën e këngës. Në këtë vit do të realizoj edhe disa projekte të reja muzikore”, ka thënë ajo për “Zërin”. Mihria vazhdon të jetë e angazhuar me mbrëmje muzikore në këto ditë të nxehta vere. Ajo po mundohet që publikut të saj t’i sjellë sa më shumë atmosferë duke interpretuar këngët e pëlqyera nga ta.