KKVITI

Faleminderit lexuesve…Gëzuar 2014-ta

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Agjencia Rajonale e Lajmeve Rajonipress me tërë stafin e saj dhe me tërë bashkëpunëtorët e saj kudo që ndodhen në Kosovë, Shqipëri, Zvicër, Gjermani, Amerikë, Itali, Norvegji, Kosovë Lindore e Maqedoni dhe kudo në trojet shqiptare i falënderon të gjithë lexuesit e saj të shumtë për përkrahje e mbështetje. Rajonipress zotohet se edhe në vitin 2014 do të jetë në shërbim të lexuesve dhe do të jetë kujdestar i të gjitha zhvillimeve që ndodhin kudo në hapësirat shqiptare.

Tani në përmbyllje të një viti të rëndë kalendarik është bërë modë që të urojmë për një vit pak më të mirë. Pavarësisht zhvillimeve të shumta që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe dhe pavarësisht turbulencave të shumta politike, ekonomike e sociale, shqiptarët sërish mbeten populli më optimist.

Këtë detaj nuk po e themi ne, por e kanë thënë dhe vërtetuar të tjerët që janë marrë me këtë parametër. Megjithatë ne po ju drejtohemi lexuesve tanë të shumtë që janë kudo dhe kahdo.

Rajonipress ka bërë një punë profesionale, angazhuese, hulumtuese dhe me të drejtë ka goditur çdo pikë, ka lëvizur çdo detaj që ka qenë në interes të publikut.

Se jemi profesional dhe në shërbim të gazetarisë dhe të etikës së saj profesionale tashmë e kemi dëshmuar qindra herë. Ndoshta jemi të vetmit në rajon që jemi marrë me raste të rënda të korrupsionit, krimit të organizuar, trafikimit e kontrabandimit. Nuk jemi frikësuar për asnjë rast ndaj asnjë grupimi kriminal apo klani të caktuar politik.

Rajonipress ka ecur drejtë dhe ka vazhduar të ofrojë para lexuesit të saj lajmin e vërtetë, lajmin e shpejt, objektiv dhe mbi të gjitha lajmin e argumentuar.

Fundamenti

Rajonipress në këtë fund vit falënderon të gjithë bashkëpunëtorët e shumtë që i ka kuhdo, sepse pa kontributin e tyre dhe pa shkrimet, opinionet, kronikat e tyre qoftë edhe nga Diaspora apo Kosova Lindore, rubrikat nuk do të ishin të kompletuara.

Rajonipress do të vazhdojë që edhe në vitin 2014 të jetë kritikues real, të jetë në hap me lajmin e dëshiruar nga lexuesi. Nuk jemi dorëzuar para asnjë furtune dhe mbi të gjitha na bëjnë krenar qindra letra e mesazhe që marrim për punën që bëjmë. Normalisht marrim edhe komente nga militant partiak, por të cilat tek ne nuk qojnë peshë.

Militantizmi partiak nuk do të ketë vend në faqet e rajonipressit dhe tashmë kemi filluar edhe t`i eliminojmë komentet që kanë natyrë kriminale dhe prapavijë të caktuar politike.

Agjencia Rajonale e Lajmeve Rajonipress si medium i profesionalizuar do të merret vetëm me gazetarinë kritike, por nuk do të thotë se ne nuk do të shkruajmë edhe për zhvillimet pozitive që ndodhin brenda Gjilanit dhe Anamoravës.

Dhe krejt në fund duke ju uruar shëndet në familjet e juaja dhe në ambientet e juaja Rajonipress ju thotë një urim të madh FALEMINDERIT LEXUES…

Musa Sabedini – themelues dhe drejtor i Rajonipress