RCCOLA

Falë investimeve komunale fshati Stubëll e Epërme bëhet me park

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Komuna e Vitisë, ka vazhduar të ju kushtoj një rëndësi të veçantë krijimit të hapësirave publike për qytetarët, jo vetëm në qytet por edhe në fshatrat e saj.

Me këtë rast qeverisja Haliti me mjete komunale, ka investuar në krijimin e një hapësire publike, saktësisht parkut në vendin e quajtur “Struzh” në Stubëll të Epërme të Vitisë.

Uji Dea

Hapësira e rregulluar është kryesisht me gurë natyral, duke ja dhënë bukurinë e kësaj zone, në këtë hapësirë pritën të vendosën edhe mjetet përcjellëse si shportat e mbeturinave dhe të tjerë.

Këtë investim të komunës së Vitisë, e kanë mirëpritur banorët e këtij fshati, pasi që fshati ka edhe turistë që vizitoj muzeun e shkollës së parë shqipe por edhe të bukurisë natyrore që ka./rajonipress/