ARKATANA

Falangat fashiste ia shkaktuan vdekjen klinike Maqedonisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Sadri Ramabaja – Falangat fashiste i shkaktuan vdekjen klinike Maqedonisë. Maskat e falangave fashiste pushtuan Parlamentin e Maqedonisë. Ato nuk e duronin dot zgjedhjen e një shqiptari në krye të këtij Parlamenti; nuk e pranojnë dot një Maqedoni të re, ku shqiptarët janë komb shtetformues.

Zgjedhja e Talat Xhaferit në pozitën e kryetarit të Parlamentit do vlerësuar si hap i madh drejt shmangies së përplasjes ndëretnike; por ky hap realisht është tepër i vogël, për të mos thënë i vonuar, drejt një zgjidhjeje paqësore në procesin e madh të ndryshimeve që e presin Maqedoninë.

Seanca e përgjakur e katër prillit, megjithatë i hapi rrugë nominimit të kryeministrit; ajo krijoi parakushtin legal edhe për zgjedhjen e qeverisë nga ato forca politike që janë përcaktuar për një Maqedoni moderne (bartës të së cilës do të jenë shqiptarët dhe maqedonasit). Por, a do të ketë forca LSDM-ja dhe faktori shqiptar atje ta vënë situatën nën kontroll, kur dihet se këto falanga raciste janë pjesë e VMRO/DPMN-së? Vështirë e besueshme.

Uji Dea

Duke i parë pamjet e huliganëve të uniformuar dhe atyre me maska e pa maska, konkluzioni është i prerë: shteti i Maqedonisë sonte përjetoi vdekjen klinike. Rikthimi në jetë i Maqedonisë, dalja nga ky kaos, mund të bëhet vetëm me reagimin e fuqishëm të faktorit perëndimor, para së gjithash të ShBA-së.
Natyrisht edhe pala shqiptare në këtë kuadër (Tirana, para së gjithash, por edhe Prishtina), duhet të pushojnë së reaguari nga pozitat e mjerimit politik alla rugovist, duke bërë thirrje për paqe në adresë të fashistëve dhe racistëve!

Akuza e Zajevit e drejtuar në adresë të Rusisë, si faktor ndikues në këtë kaos, duhet të merret me shumë seriozitet.
Maqedonia edhe në dekadën e dytë të shek. XXI mbetet pika më nevralgjike e përplasjeve të interesave të fuqive jashtëballkanike, siç ishte edhe në epokën e shpërbërjes së Perandorisë Osmane dhe në përfundim të Luftës ës Dytë Botërore. Një operacion ushtarak në formën e KFOR-it mbetet mundësia e vetme e vënies nën kontroll të këtij kaosi. Në të kundërtën kaosi do ta përfshijë gjithë rajonin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.