Fakulteti Ekonomik dhe Juridik në Gjilan bëhen me sportele për studentët

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Shërbimi i studentëve për dy drejtimet ekonomik dhe juridik tani e tutje do të jetë më efikas meqë janë hapur dy sportele të reja enkas për studentët dhe administratën tha Mensur Ajeti shef i administratës në drejtimin ekonomik në Gjilan.

Dy degët e Ekonomikut dhe Juridikut të hapura në Gjilan kanë pasur pak hapësirë për tu kryer shërbime të shpejta e cilësore studentëve. Mirëpo tani një byfe e mëparshme është shndërruar në dy sportele të veçanta të cilat do tu shërbejnë administratës së këtyre degëve dhe studentëve për nevojat e tyre studentore.

Vali Ranch

Mensur Ajeti shef i administratës në drejtimin ekonomik tha për rajonipress se në këto dy sportele punojnë dy punëtor të administratës në ekonomik dhe një në juridik. Ajeti tha se tani me hapjen e këtyre dy sporteleve studentët kanë mundësi më të mira dhe më të shpejta për të kryer shërbimet e tyre ditore.

Gjithashtu sipas tij edhe për personelin e administratës janë krijuar kushte dhe hapësira edhe më të mëdha për punë tha Ajeti./rajonipress/