FITORJA

FAK-u nuk bëhet as këtë vit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura vështirë se mund të ndodhë këtë vit, pavarësisht faktit se Qeveria e Kosovës e ka futur këtë çështje në planin legjislativ për vitin 2016.

Kështu kanë vlerësuar përfaqësues të subjekteve opozitare dhe njohës të këtij procesi.

Ata vlerësojnë se Lista Serbe do të paraqesë pengesë pasi ky subjekt nuk mbështet ndryshimet kushtetuese, të cilat janë të nevojshme për këtë transformim.

Fundamenti

Drejtori i Departamentit për Informim në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala, ka thënë për “Zërin” se FSK-ja është e gatshme për transformim në Forca të Armatosur, por, sipas tij, ky transformim varet nga proceset politike.

“Kjo varet nga zhvillimi i proceseve politike në Kosovë, nga veprimet që do të zhvillohen këtu në Kosovë dhe nuk varen më nga FSK-ja. FSK-ja është e gatshme për transformim. Po e theksoj edhe një herë se ne si Ministri dhe FSK jemi të gatshëm për transformim. Ne besojmë se këtë vit forcat politike në Kosovë, Qeveria edhe faktorët, që janë pjesëmarrës në këtë proces të vendimmarrjes, do të gjejnë gjuhën e përbashkët, forcën për të realizuar këtë objektiv me shumë interes për shtetin, për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Shala./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.