Hidromorava

Faji është jetim!

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Bujanoc- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, me seli në Beograd, ka kërkuar nga Ministria e Arsimit të Serbisë, për ta zgjidhur problemin e furnizimit me tekste mësimore në gjuhën shqipe për shkollat fillore dhe të mesme të rajonit të Kosovës Lindore.

Në gjashtë shkollat fillore dhe një të mesme në Bujanoc ku mësojnë më se 6 mijë nxënës, ka filluar mësimi pothuajse pa asnjë tekst i cili përmbush standardet dhe programin që zbatohet në shkollat tjera në Serbi. Gjendja është pothuaj e njëjtë edhe në tetë shkollat fillore dhe dy të mesme në Preshevë, në të cilat mësojnë më shumë se 7 mijë nxënës.

Në vitin e kaluar, i vetmi libër në gjuhën amtare, gjuhën Shqipe, që është shfrytëzuar nga nxënësit e klasave të para ishte Abetarja pa identitet, kurse nxënësit e klasave të tjera, përveç librave të gjuhës, nuk kanë pas asnjë tekst tjetër në gjuhën e tyre.

Sipas të dhënave të Këshillit “Nacional” të Shqiptarëve në Serbi, që të zhvillohet një proces arsimor pa pengesa, do të duhen rreth 100 tekste për filloristët dhe rreth 400 për shkollat e mesme të të gjitha profileve.

Mobi Casa

Ministri i arsimit, shkencës dhe teknologjisë Zharko Obradoviq, ka kritikuar Këshillin “Nacional” të Shqiptarëve, i cili nuk ka ofruar asnjë projekt përpos Abetares me defekte për nxënësit shqiptarë të këtyre komunave.

Qe dy vjet sa është formuar ky Këshill jolegjitim, është marrë vetëm me rregullimin e zyrave për veprim, dhënien e pëlqimeve për drejtorët e shkollave dhe nxjerrjen e një gazete partiake me emrin “Nacional”.

Ky “këshill”, gjithashtu ka përçarë dhe ka futur sherr rreth pranimit të kuadrit arsimore, pranimin e studentëve në Tiranë dhe Prishtinë, pastaj në projekte të ndryshme etj.
Këshilli “Nacional” dhe “deputeti” republikan janë fajtorët kryesor të përçarjeve të shqiptarëve në këto momente të ndjeshme në të cilat po ndodhet Kosova Lindore.

Nuk mund një institucion i tillë dhe një deputet të vendos për fatin e shqiptarëve të këtij rajoni, të cilët asnjëherë nuk e kanë gëzuar votën e besimit për të udhëhequr me funksione të tilla. Ata duhet të skuqen dhe të turpërohen për veprat e pamira në kurriz të qytetarit shqiptar, i cili ka mjaft probleme njofton ternocipress.