Uji Dea

‘Fajdet’ bankare, në Kosovë ka kredi me kamata mbi 25%

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Institucionet mikrofinanciare vazhdojnë t’i ‘rrjepin’ klientët kosovarë me kamata në kredi.

Sipas një raporti të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), mesatarja e kamatave në kredi në këto institucione shkon hiç më pak se 25 për qind, shkruan portali ‘Infokusi’.

“Norma mesatare e interesit në kreditë e IMF-ve, në qershor 2015, ishte 24.2 përqind, norma e interesit në kreditë ndaj ekonomive familjare 24.6 përqind. Poashtu, norma e interesit në kreditë ndaj ndërmarrjeve është 23.5 përqind”, thuhet mes tjerash në raportin e BQK-së.

ARKATANA

Për më tepër, norma mesatare e interesit për sektorin e bujqësisë në qershor 2015 ka qenë 25.2 përqind, për sektorin e shërbimeve norma e interesit 23.7 përqind.

Ndërkaq, norma e interesit për sektorin e industrisë u rrit në 23.4 përqind nga 22.4 përqind sa ishte në qershor 2014/Infokusi.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.