ARKATANA

Fahredin Bejtullahu afër nënshkrimit me Dritën

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas lojërave të dobëta të Dritës në Vala Superligën e Kosovës në futboll, kryesia e klubit pas pesë javëve ka shkarkuar trajnerin e saj, Sedat Pajazitin. Futbollistët e Dritës nga java e gjashtë janë pa trajner ndërsa kryesia e klubit është në kontakte me disa trajner për të marrë pankinën e “bardhë e kaltërve” të Dritës.

Njëri ndër emrat të cilën po përflitet është edhe emri i madh jo vetëm i futbollit Kosovar por edhe atij Evropian është Gjilanasi i cili jeton dhe vepron në Lyon të Francës, Fahredin Bejtullahu.

53 vjeqari Bejtullahu ka një karrierë tejët të pasur futbollistike në arenën ndërkombëtare duke dëshmuar cilësi të larta të trajnerit dhe organizimit të klubit në suazat e UEFA-s e FIFA-s duke lënë gjurmë të pashlyera aty ku është paraqitur.

Gjilanasi Fahredin Bejtullahu ka një biografi tejet të mirë ai së pari ishte një ish futbollist me mjaft perspektiv duke zhvilluar karrierën gjerë tek Juniorët e C.Zvezdës së Gjilanit, por kushtet e vështira ekonomike e bënë të ndërpret karrierën e futbollit.

Bejtullahu ishte i përndjekur nga sistemi policor serb në fillim të viteve të 90-ta duke u larguar drejt Francës i cili edhe sot vepron e jeton në këtë qytet bregdetar Francez.

Bejtullahu me mjaft sukses është duke e udhëhequr Akademinë e Lyonit, duke arritur rezultate kulminante në arenën ndërkombëtare ndërsa nga duart e Bejtullahut kanë dalur shumë futbollist cilësor të cilët tani janë duke i mbrojtur ngjyrat e klubeve Europiane.

KKVITI

Fahredin Bejtullahu është një menaxher i jashtëzakonshëm dhe trajner duke pasur të gjitha licencat e FIFA-s e UEFA-s njëherit Bejtullahu bënë edhe transferet e futbollistëve nëpër klube të mëdha Evropiane pasi ka titullin “Skauter”

Dashuria ndaj Kosovës e vendlindjes, Bejtullahu ka bërë që të kontribuon për të mirën e futbollit posaçërisht atij Gjilanas e Kosovar.

“Është shumë e vërtet që jam në kontakt me kryesin e KF Drita, gjithçka do të vendoset nesër (e martë) kur do të shpalosim të gjitha kërkesat tona, shpresoj se do të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe ta rikthej Dritën në binarët e duhur, Drita meriton më tepër është një klub i madh dhe ka një armatë të madhe të tifozëve, fati i Dritës është se në kryesin e saj janë disa njerëz të dëshmuar ndërsa synimi i tyre është që klubi i Dritës sa më parë të jetë në arenën ndërkombëtare ndërsa unë premtoj se së bashku pa ndonjë problem të madh do t’ja dalim për këtë kemi dituri dhe kushte”, shprehet Bejtullahu.

Bejtullahu ka mbetur i zhgënjyer me lojën e Dritës ndaj Hajvalisë, ndeshjen të cilën e ka përcjell nga shkallët e stadiumit.

“Unë çka pashë në këtë paraqitje mbi gjysma e futbollistëve të Dritës nuk e kanë vendin në klub më besoni paraqitje më të dobët të futbollistëve nuk kam parë tani e një kohë të gjatë, në qoftë se marrë pankinën e Dritës 6-të futbollist të ekipit të parë do ti largoj menjëherë nga klubi ndërsa premtoj se për pak ditë do ti sjell disa futbollist shumë cilësor nga disa vende evropiane dhe me të madhe futbollistët e rinjë të Dritës do t`i tregonin kualitetet në ekipin e parë e jo të largohen të rinjët ata janë ardhmëri e klubit ndërsa premtoj se Drita pas javës së 6-të do të jetë krejtësisht një klub me një fizionomi të re te lojës”, pohon Bejtullahu.

Siç merret vesh nga disa burime përbrenda klubit në negociata janë edhe disa trajner të tjerë vendor./rajonipress/