RCCOLA

Fadil Vokrri: Ndarjet nuk na duhen, Shqipëria dhe Kosova janë një

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Fadil Vokrri, thotë se nuk ka rëndësi se sa lojtarë të Kosovës janë në ekipin e kombëtares shqiptare. Ai thotë se ndarjet nuk na duhen.

“Ndarjet nuk janë të dobishme për kombëtaren e Shqipërisë. Nëse dëshirojmë të marrim një rezultat pozitiv, t’i shfrytëzojmë ato dobësi të kundërshtarit.

Duke marrë parasyshë se çka ka ndodhur në dhjetëvjetëshin e kaluar e më gjatë në Kosovë, mendoj se ata kanë një presion, por duhet të kthehet në një presion pozitiv”, ka thënë Vokrri në “Opinion”.

Uji Dea

Fadil Vokrri: Kur Kosova dhe Shqipëria ta kenë një qeveri, brenda 24 orësh do ta kemi një kombëtare

Fadil Vokrri dhe Kreshnik Spahiu janë përplasur në emisionin “Debat” për shkak të kombëtares së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Vokrri ka thënë se në momentin kur Kosova dhe Shqipëria do ta kenë një qeveri, brenda 24 orësh do ta kenë edhe një kombëtare.

“Kur të bëhet një legjislacion, një qeveri, edhe ne për 24 orë do ta bëjmë kombëtaren e përbashkët shqiptare”, ka thënë Vokrri.