Fadil Berisha shijon bukuritë e Milanos

Jemi mësuar të shohim fotografi të mrekullueshme të shkrepura nga aparati i tij, kur të tjerët pozojnë për të. Madje në prononcimet e tij, fotografi i mirënjohur Fadil Berisha shpeshherë ka treguar se nuk i pëlqen shumë të fotografohet, ani pse pasioni i tij është fotografia.
Por, së fundmi ai ndërsa ka bërë një vizitë në Milano të Italisë, është fotografuar në vendet më të bukura të këtij qyteti, duke sjell për ndjekësit e tij në Instagram edhe bukuritë e Milanos. (ORAinfo)