Fundamenti

Facebook vlen 104 miliardë dollarë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Vlera e rrjetit social Facebook në bursë është 104 miliardë dollarë. Një aksion kushton 38 dollarë

Të premten në mëngjes (sot), aksionet e Facebook-ut do të përpunohen për herë të parë në një bursë. Të enjten është caktuar çmimi prej 38 dollarësh për një aksion, që i shumëzuar me numrin e përgjithshëm të tyre, jep vlerën e gjithmbarshme prej 104 miliardë dollarësh.

Hidromorava

Sa për krahasim: vlera në bursë e makinës kërkuese kompjuterike Google është 200 miliardë dollarë.

Vetëm aksionet e themeluesit dhe pronarit të Facebook-ut, Marc Zuckerberg, vlerësohen me 20 miliardë dollarë. Edhe në të ardhmen Zuckerberg do të kontrollojë shumicën e të drejtave të votës në kompani