Facebook po na largon nga jeta reale!!!
Njerëzit që kanë një adresë në rrjetin Facebook mund të marrin mesatarisht 2 deri në 5 kërkesa për miqësi në ditë. Edhe pse për ndonjë personazh publik kjo duket normale, për një njeri që nuk ka aktivitete publike diçka e tillë ka filluar të bëhet e bezdisshme.
Ekspertja e komunikimit virtual Julie Klam thotë se:“megjithë dëshirën që mund të kemi për njohje të reja, 5 kërkesa në ditë është njëlloj sikur emri ynë të jetë shkruar në çdo banjo publike”.
Ajo që është më shqetësuese për jetën sociale të njeriut të sotëm, është mungesa e miqve të vërtetë. Në Facebook mund të keni deri në 5000 miq, por nëse shihini me kujdes se me sa prej tyre keni kontakte reale, maksimumi mund të shkojë deri në numrin e të ftuarve që kishit në dasmë. Sipas Klam, njerëzit gjithmonë e më shumë po largohen nga jeta sociale që bëni më parë dhe kjo për shkak të “distancave që kanë krijuar rrjetet sociale”.
“Më parë, me shoqen time Anën ne bisedonim deri dhe në dy orë në telefon. Një ditë unë shoh se ajo kishte postuar një status në Facebook ku thoshte se ishte me grip. Mendova, përse duhet të flas kur ajo do jetë sëmurë dhe unë nuk mund të dal për kafe. Kështu harrova që ta merrja në telefon për 10 ditë rresht. Kjo nuk është diçka normale. Por kam frikë se ndodh shpesh”, thotë ajo.
Sipas Klam pavarësish se njerëzit kanë më mijëra miq në Facebook, u ndodh që mbrëmjeve të jenë vetëm dhe të mos kenë asnjë person për të folur. “Maksimumi është një bisedë në chat ose 140 karaktere në Tuitter. Rrjetet sociale po na largojnë nga jeta reale”, thotë ajo. Sipas Klam, rrjetet sociale po i bëjnë njerëzit më individualisht dhe më të mbyllur, një e metë kjo që teknologjia po ua dhuron njerëzve bashkë me zhvillimit./Indeksonline/