Facebook, një sëmundje infektuese

Rrjeti social Facebook do të digjet si një sëmundje infektuese. Ky rrjetështë zbehur dhe do të humbas rreth 80% të përdoruesvë të vet, kanë deklaruar hulumtuesit.
Faqja e themeluesit të Facebook, Marc Zuckerberg, gati është në fazën e rënies, duke ndjekur të njejtat hapa sikur “ My Space”.
Hulumtuesit së pari i kanë analizuar rëniet dhe ngritje e My Space, për të dëshmuar teorinë e tyre që mund të parashikojnë saktësinë e rënies së rrjetit social.
Pas kësaj ata analizuan kërkuesit e Google, nga Facebook, dhe thanë se rezultatet ishin të njëjta.
Facebook, i cili tashmë mburret me 874 milionë përdorues nëpër gjithë botën, me siguri do të kundërshtohet duke u krahasuar me një epidemi virale.
Por vet kompania ka pranuar në muajin tetor se fatkeqësisht është duke humbur shumë përdorues. Një analist ka pohuar gjatë kësaj jave se mbi 11 milionë të rinjë dhe student e kanë braktisur Facebook-un që nga viti 2011.
Ekspertet besojnë se të rinjët në masë të madhe janë duke e braktisur këtë faqe, duke filluar kështu përdorimin eWhatsUp, Snapchat dhe të tjera të ngjashme.
Një tjetër studim gjeti se adoleshentët janë duke e braktisur këtë rrjet për shkak të postimit të gjërave të tyre dhe shqetësimit se prindërit e dinin se çka ata bënin aty.