ARKATANA

Facebook Kosova!

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Nga -Behxhet Haliti- Kosova ka ecur përpara.Sidomos në diplomaci. Dhe, sidomos në lobim për njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës…

Pak statistikë.

Kosovën, vetëm në muajin shkurt 2008 (nga 17 shkurti e deri më 29 shkurt), e njohën 21 shtete.

Kosovën, vetëm në vitin e parë të pavarësisë (më 2008), e njohën 53 shtete.

Pastaj, gjatë viteve në vazhdim, trendi i njohjeve u zvogëlua për tri herë.

Ja pse!

Një vit pas pavarësisë (më 2009), në Prishtinë erdhën 11 nota verbale.

Dy vjet pas pavarësisë (më 2010), në Prishtinë erdhën vetëm e vetëm 8 nota verbale.

Më 2011, Kosovën shtet e njohën edhe 13 vende të botës.

Ndërsa më 2012, pra deri më tash, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës figurojnë se kanë ardhur 6 njohje, duke llogaritur edhe njohjet pa nota verbale të Nigerisë dhe të Ugandës…

Numrin e përgjithshëm të njohjeve të Republikës së Kosovës nga shtetet e botës nuk po e përmendim, sepse më herët u kontestua nga dikush: janë kaq apo kaq!

Mobi Casa

Nuk do t’i përmendim as lojërat e pingpongut ndërmjet vetë zyrtarëve tanë: jo ti, po unë!

Nuk do t’i zëmë në gojë as strategjitë e famshme për lobim.

As përpjekjet e pasuksesshme të atyre që e kanë për detyrë edhe lobimin dhe të cilët kaluan kohë e kohë nëpër aeroplanë për të bindur shtetet e ndryshme të botës që ta njohin shtetin e pavarur të Kosovës…

Këto ditë, sa i përket njohjeve, na u dha një lajm sihariq: Kosova do të lobojë për njohje nëpërmjet diplomacisë digjitale!

Kjo nuk është shpikje e gazetarëve.

Kështu thanë zyrtarë të lartë të MPJ të Kosovës: “Përpjekjet për shtimin e njohjeve të Republikës së Kosovës nga infrastruktura globale, nga ueb-faqet, ndikimi i përmbajtjes së Kosovës në burimet kryesore të informacionit online, janë disa nga karakteristikat që do të përfshihen në formën e diplomacisë digjitale për Kosovën. Ministria e Punëve të Jashtme është duke bërë përpjekje në shtimin e njohjeve nëpërmjet diplomacisë digjitale…”.

Edhe këtë ditë e pritëm!

Pse jo, jetojmë në epokë të teknologjisë së avancuar, jetojmë në “fshat global” dhe ta provojmë edhe këtë. Tekefundit, një shtet nga i cili jemi shkëputur njëherë e përgjithmonë, Serbia, moti e përdor internetin për “luftë” kundër Kosovës. T’ia nisim edhe ne…

MPJ nuk e thotë, por propozimi im është të lobojmë online edhe me Facebook, me Twitter, me YouTube e me rrjete të tjera sociale (nejse, do të jetë problem dërgimi i notave verbale me këtë formë, por do t’ia bëjmë disi!).

Dhe, nëse e shohim se po na ecin mirë njohjet online me Facebook, me Twitter e me YouTube, në të ardhmen, për shembull, do të bëjmë përpjekje ta zgjidhim edhe problemin e valë të veriut të Kosovës online me Facebook, me Twitter e me YouTube…

Rroftë Facebook Kosova!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.