UBT

Facebook kërkon që mos të gjobitet me 15 miliardë dollarë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Facebook-u ka kërkuar nga një gjykatë federale në SHBA, që mos të pranohet një padi për privatësi ndaj ndërmarrjes, që konsiston në shumën prej 15 miliardë dollarësh.

Sipas kompanisë gjoba nuk duhet të vihet sepse përdoruesit e rrjetit Facebook që kanë bërë padinë nuk kanë treguar detajet se si ishin dëmtuar nga veprimet e ndërmarrjes, raportoi gjatë ditës së djeshme Bloomberg.

Padia, e paraqitur në maj, akuzon rrjetin Facebook për shkelje të privatësisë së përdoruesve duke përgjuar se cilat uebfaqe përdoruesit i vizitojnë madje edhe kur ata nuk janë të qasur në Facebook.

Matthew Brown, që është avokat që përfaqëson rrjetin Facebook, u shpreh që paditësit nuk kanë thënë se cilat faqe ata kanë vizituar, çfarë lloji të dhënash ishin grumbulluar, ose nëse Facebook-u zbuloi informacionet tek dikush tjetër.

Uji Dea

Avokati i paditësve, Stephen Grygiel, tha në gjykatë që Facebook-u ishte duke përgjuar veprimtarinë e përdoruesve duke ndërprerë lidhjet e tyre me uebfaqet e palës së tretë dhe ky veprim nuk mbulohet në politikat e privatësisë së rrjetit shoqëror.

Përdoruesit thanë që ata pranuan vetëm përgjimin që vendos “cookies”, ose skedarët që përgjojnë dhe tregojnë se cilat uebfaqe janë vizituar, në kompjuterët e tyre, derisa janë të qasur në Facebook.

Procesi, që kombinon 21 padi për privatësi kundër rrjetit shoqëror në një padi të vetme, ishte paraqitur në emër të banorëve të Shteteve të Bashkuara të cilët u abonuan në Facebook nga maji i vitit 2010 deri në shtator të vitit 2011 në 10 shtete të ndryshme, duke përfshirë Kaliforninë, Teksasin dhe Alabaman. (PCWorld Albanian)