ARKATANA

Facebook bashkon nënë e bijë pas 50 vitesh

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Facebook na ka bërë të gjithëve të ritakojmë virtualisht njerëz, të cilët mund të kishim vite pa i parë.

Por në SHBA, Facebook ka arritur që të lidhë nënën me vajzën, të cilat nuk shiheshin me njëra-tjetrën, prej gati gjysmë shekulli.

Stephania Phillips, përdori rrjetin social për të rënë në gjurmët e nënës së saj Joan Wehrmeyer, të cilën e kishte prekur për herë të fundit kur ishte një bebe në vitet 60-të.(Vajza nuk mbante mend asgje nga kontakti me nënën e saj për shkak se kur u ndanë ajo ishte shume e vogël).

Përmes Facebook, Stephania e gjeti nënën e saj dhe të dyja u takuan në një lokal për të parë nga afër njëra-tjetrën.

Zonja Wehrmeyer, e cila mbiemrin e vajzërisë e kishte Courchene, ishte vetëm 17 vjeç kur u martua me Richard Botwin, babanë e vajzës. Pak kohë më vonë lindi Stephanie, por problemet me familjen e bashkëshortit të saj u bën shkak që ajo të largohej dhe t’ia linte vajzën atyre.

Eco Higjiena

Stephanie qëndroi me babanë e saj në New Jersey, ndërsa nëna, e cila tani është 67 vjeç, udhëtoi në jug të Floridas dhe u rimartua. Ajo tani ka një fëmijë të lindur natyralisht dhe një të adoptuar.Aktualisht ajo jeton në Coral Springs.

Stephania, 48 vjeç, e cila jeton në Pennsylvania e përshkruan takimin me nënën e saj, si një ëndërr që u bë realitet.

“Ndërsa rritesha nuk u lejova kurrë që të bëja pyetje rreth nënës sime. Ishte thuajse një tabu”, tregon ajo.

Stephania e kërkoi nënën e saj për vite të tëra, por kishte dështuar. Ajo arriti të gjente mbiemrin e vajzërisë së nënës së saj, dhe ky ishte çelësi për ta gjetur në Facebook. Fatmirësisht nëna përdorte këtë mbiemër në profilin e saj dhe kështu u krye lidhja nënë e bijë pas shumë vitesh.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.