RCCOLA

Expendables 3 ishte “argëtues” për Ford

/ 1 minutë lexim

Harrison Ford ka treguar se ka kaluar “kohë të mrekullueshme” gjatë xhirimeve të “The Expendables 3”.

Ylli i “Ender’s Game” do të paraqitet krah Sylvester Stallone dhe Arnold Schwarzenegger në pjesën e te të filmit, që tregon për disa mercenarë të moshuar, të cilët dëshmojnë se ende janë të “rrezikshëm”.

Uji Dea

“Ishte shumë argëtuese. E njoh Arnold, por ai nuk ishte atje. E njoh atë nga bisedat e punës që kemi bërë gjatë bashkëpunimit dhe të dy jemi të interesuar për ruajtjen e botës natyrale. Nuk e kam takuar Sylvester Stallone, por e admiroj punën e tij si regjisor, dhe kalova kohë të mirë”, ka thënë 71 vjeçari.

Ylli i “Indiana Jones” nuk ka folur më shumë rreth rolit të tij në film, vetëm ka treguar se ishte një rol i shkurtër.