EVSB: Zjarret po shkaktohen qëllimisht nga faktori njeri, prokuroria të veprojë

Viti – Gjatë takimit nga pjesëmarrësit, kishte propozime dhe kërkesa konkrete. Përfaqësuesi nga Brigada e zjarrfikësve kërkon që të shtohet numri sezonal i zjarrfikësve dhe rojeve të pyjeve. Ai shtoj se për ne është shqetësuese fakti se asnjë njoftim apo lajmërim se kemi marrë nga rojet e pyjeve për rastet e zjarreve që janë shfaqur në pyje, dhe shqetësuese është fakti se asnjëherë nuk kemi takuar roje të pyellit në atë zonë ku digjej pyelli, dikush duhet të ketë përgjegjësi, duhet të ipet raport pse po ndodhin këto gjëra.
EVSB, mbajti takimin e sajë të rregullt për vitin 2019. Takimi ishte i përbashkët me Policinë e Kosovës, nga Stacioni Policor në Viti. Përpos pikave të rregullta të rendit të ditës, në veçanti është folur edhe për zjarret e qëllimshme.
Duke iu referuar rasteve të zjarreve të muajit mars, dhe duke parë kushtet klimatike (erëra që fryejnë) dhe gjendja e bimësisë (e thatë dhe e lehtë për tu djegur) EVSB dhe PK, kërkon dhe Apelom nga të gjithë qytetarët e Komunës së Vitisë, që të kenë kujdes dhe mos të ndizen zjarre në natyrë.
Rastet e zjarreve të shtuara në muajin mars, kanë detyruar zjarrfikësit, dhe Policinë e Kosovës ta rrisin gatishmërinë në Komunën e Vitisë.
EVSB dhe PK, përpos institucioneve përkatëse, kërkojnë edhe mbështetjen e popullatës në parandalimin e zjarreve.
Gjatë takimit nga pjesëmarrësit, kishte propozime dhe kërkesa konkrete. Përfaqësuesi nga Brigada e zjarrfikësve kërkon që të shtohet numri sezonal i zjarrfikësve dhe rojeve të pyjeve.
Ai shtoj se për ne është shqetësuese fakti se asnjë njoftim apo lajmërim se kemi marrë nga rojet e pyjeve për rastet e zjarreve që janë shfaqur në pyje, dhe shqetësuese është fakti se asnjëherë nuk kemi takuar roje të pyellit në atë zonë ku digjej pyelli, dikush duhet të ketë përgjegjësi, duhet të ipet raport pse po ndodhin këto gjëra.
Përfaqësuesi i zjarrfikësve dhe të gjithë të pranishmit e tjerë u deklaruan një zëri se zjarret ka mundësi t`i parandalojmë, por për të arritur këtë qëllim duhet që gjithsecili nga ne, apo institucion t`i kryej punët e t’ia për çka edhe është i thirrur.
Shqetësimi tjetër ishte se, ditë më parë ishte dhezur një pjesë e një prone d’jerrinë, afër varrezave minoritare, dhe aty janë ngritur të gjitha organet nga niveli më i ulët deri tek prokuroria e Shtetit.
Digjen pyjet digjen pishat, dhe varrezat e popullatës shumicë, por fatkeqësisht askush nuk kapet për këto vepra që i bën, nuk merret as gjykata as prokuroria me ta. Të pranishmit bënë pyetje PSE kështu!?.
Nga propozimet t’jera ishte kërkesa që të formohen edhe rojet e fushave (polarët), me qëllimin më të mirë për parandalimin e zjarreve etj.
EVSB dhe PK, kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunimin e banorëve për të parandaluar zjarrevënjet e qëllimshme, dhe fton ata që të denoncojnë (lajmërojnë), me kohë në numrat:
▪Zjarrfikësit: 193.
▪PK: 038/192, mob:192.
▪Qendra e thirrjeve në kuádër të PK-së:112.
▪Ndihma e shpejtë:194 dhe 038/500 094.
EVSB dhe PK, apelojnë tek qytetarët që mos të ndezin zjarre sepse Zjarrvënja është vepër penale, Policia do t`i hetoj të gjitha këto raste, dhe ndaj kryesve të këtyre veprave kundër ligjore do të ndërmarr masa dhe të gjitha lëndët do të procedohen tek organet e drejtësisë thuhet në reagimin e Koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/