Eko Higjiena

EVSB: Të ndalim dhunën në familje dhe abuzimin ndaj fëmijëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Të ndalojmë abuzimin ndaj fëmijëve, të ndihmojmë të gjithë, që të krijojmë një botë pa abuzime të fëmijëve. Të ndalim dhunën në familje, sepse dhuna në familje nuk është vetëm dhembje fizike, por është edhe vuajtje psikike.

Qytetarët ta thyejnë heshtjen, të lajmërojnë rastet e dhunës.

EVSB, së bashku me Policinë e Kosovës, edhe këtë vit kanë vendosur të bëjnë fushatë vetëdijësuese në një formë më ndryshe se herave t’jera!

RCCOLA

Pasi që shumica e qytetarëve veçmas e të rinjëve merren me rrjete,apo dhe kalojnë kohën e shumtë në rrjetet sociale, atëherë vendosëm që dhe fushatën do e bëjmë përmes mjeteve të informimit siç janë:
Rrjetet sociale, portale të shumta, faqet zyrtare të EVSB-ve, TV-ve lokale etj.
Fushata të tilla mbahen për çdo vit, të cilat fillojnë më 15 Tetor dhe mbarojnë më 19 Tetor 2023. EVSB dhe PK, përmes fushatave të tilla fton qytetarët tanë që ta thyejnë heshtjen, dhe kushdo që mundë të jetë viktimë, të thirrin në numrat e telefonave falas që janë të publikuar në posterët vetëdijesues.

Të ndalojmë abuzimin ndaj fëmijëve, të ndihmojmë të gjithë, që të krijojmë një botë pa abuzime të fëmijëve.
Të ndalim dhunën në familje, sepse dhuna në familje nuk është vetëm dhembje fizike, por është edhe vuajtje psikike.
•Mos u bërë viktima e radhës, bashkëpuno dhe t`i, raporto dhunën!
Kontakto në numrat e shënuar:
080011112.Falas.
0280.381.660.QPS.
192.PK.
Koordinatori i EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu.