Fundamenti

EVSB: Siguria në trafik brenda qytetit të Vitisë e kënaqshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – EVSB vlerëson se siguria e trafikut në qytetin e Vitisë, është e mirë dhe e sigurt. Falë Institucioneve Komunale, konkretisht Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, menaxhimi i mirë i qeverisjes lokale, dhe koordinimi i mirëfilltë me drejtorit përkatëse, siguria e trafikut në qytet është mjaft e sigurt.

Sepse qyteti i Vitisë, posedon:
– Semaforët
– Policinë e vendosur nëpër pikat kyçe të qytetit.
– Vendosjen e kamerave të sigurisë nëpër shkolla dhe nëpër vendet kyçe të qytetit.
– Vrojtuesit e lagjeve të qytetit.
– Shenjëzimi horizontal dhe vertikal në qytetin e Vitisë.
– Shenjëzimi i vendkalimeve për këmbësorë(zebrat).
– Trotuaret.
– Ndriqimi publik nëpër rrugët e qytetit të Vitisë.
– Shenjat e komunikacionit në rrugët e qytetit.
– Vendparkimi i automjeteve brenda qytetit të Vitisë, etj.

KKVITI

Të gjitha këto projekte të lartcekura ndikojnë drejtpërdrejtë në lëvizjen e lirë të qytetarëve Vitias, dhe në sigurinë e tyre jetësore.

EVSB, falënderon Institucionet Komunale, për projektet mirë të planifikuara, dhe të gjitha të realizuara, e që të gjitha këto projekte, ndikojnë dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në aspektin e sigurisë së qytetarëve Vitias thuhet në njoftimin e Koordinatorit të EVSB-së, për: Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/