UBT

EVSB: Kujdes nga qentë endacak dhe agresiviteti i tyre gjatë sezonit dimëror

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Policia e Kosovës dhe Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi, kanë zhvilluar një takim të përbashkët, në Stacionin policor në Viti. Policia e Kosovës, dhe EVSB gjendjen e Sigurisë, në Komunën e Vitisë, e vlerësuan të qetë dhe stabile, me përjashtim të disa rasteve, apo dukurive negative, e që janë të njohura për PK-në, dhe këto raste janë raste të izoluara.

Komandanti i Stacionit Policor në Viti, z.Afrim Halili, falënderoj EVSB-në, për punën dhe bashkëpunimin e mirë me PK-në, ai uroj që edhe viti 2022, të na gjej me bashkëpunime të tilla, dhe shtoi se projektet e përbashkëta nuk do të na mungojnë.

Komandanti Halili, EVSB, në vitin që lamë pas, ka prirë bukur në aktivitete, dhe kemi bërë projekte të shumta të përbashkëta, projekti i fundit ishte për festat e fundvitit, kundër përdorimit të fishekzjarrëve etj.

Sa i përket pandemisë, shifrat janë të larta, dhe besa alarmante, dhe policia po bënë punën e tyre.

Halili, tha se në Policinë e Kosovës kemi 7-8, të prekur me Covid. Afrim Halili, thotë se viti 2021, ishte vit i mirë, sepse: siguria është ngritur dhe dukurit negative janë zvogëluar.

Uji Dea

Dukurit negative janë duke u luftuar nga niveli lokal e deri tek ai qendrorë.
Koordinatori i EVSB-së, falënderoj Komandantin për organizimin e këtij takimi të përbashkët.

EVSB, i njoftoj të pranishmit për takimet e zhvilluara në muajin Janar të këtij viti, si me KFOR-in, Amerikan, dhe po ashtu me Drejtorin e drejtorisë së Arsimit Fatbardha Emini, dhe me Drejtorin e drejtorisë së Shërbimeve Publike,z. Basri Aliu.

Gjendja e përgjithshme në shkollat e Komunës së Vitisë, është e mirë, dhe procesi mësimor po zhvillohet normalisht, me përjashtim të tri shkollave fillore që janë në proces mësimor online.

Sa i përket gjendjes së rrugëve nëpër vendbanime, gjendja është e mirë, rrugët janë të kalueshme, bora është pastruar, intervenimet nuk kanë munguar sidomos në rrugët e fshatrave malore, thuhet nga drejtori Aliu.

EVSB, ngriti dhe disa shqetësime, si: dëmtimi i rrethojave anësore mbi urën në rrugën rajonale Ferizaj – Gjilan, vendi fshati Ramjan.
Qentë endacak (agresiviteti i tyre gjatë sezonit dimëror).
Mirëmbajtja e rrugëve nga bora etj./rajonipress/