EVSB e Vitisë kërkon nga qytetarët që të mbështesin rekomandimet e Institutit Kombëtar
Viti – Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruaj veten, të afërmit dhe të tjerët.
Postimi i plotë
Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë!
Virusi është ngado dhe kudo në mesin tonë!Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve!
Virusi VRET!
Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës,që të ruaj vehten, të afërmit dhe të t’jerët.
BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
EVSB:Apelojmë te qytetarët,bizneset,gastronomia që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësira të mbyllura.
Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit të komunitetit, dhe më pastaj të gjithë qytetarëve.
Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet Komunale bashkë me Shtabet Komunale, duhet patjetër të zbatojnë LIGJIN për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19, dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.
Çdo shkelje e rregullave nga kushdo çoftë ai, do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.
Nuk ka të drejtë të rrezikoj askush jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike, për shkak të pa kujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.
EVSB, falënderon Institucionet Komunale për punën e pa lodhshme të tyre, të cilët gjatë gjithë kohës, gjithnjë janë të gatshëm për t’ju dalur në ndihmë qytetarëve të tyre.
Po ashtu EVSB, mbështet dhe falënderon PK-në, Komandantin e Stacionit Policor në Viti, z.Afrim Halilin, dhe zyrtarët policor të cilët janë në nivel të detyrës në çdo kohë, të disiplinuar, të përkushtuar dhe të gatshëm për të mbajtur rendë dhe ligj.
Një falënderim i veçantë bëhet edhe për mantelbardhët, n’kët rast për QKMF-në, e Vitisë, të cilët janë në vijën e parë të frontit, e që për çdo dit po ballafaqohen me virusin Covit-19.
Të nderuar qytetarë Vitiasë:
Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Pastroni duart disa herë në ditë, me dezinfektues dhe sapunë.
Lehtësimi i masave është bërë për të mirën tonë, dhe për të na bërë më të përgjegjshëm.
Ju lutemi të keni kujdes, ruanu nga frekuentimet dhe kontaktet me njerëz, sepse akoma ekziston rreziku i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të njerëzve thuhet në njoftimin e koordinatorit të EVSB-së, për:Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/


