Uji Dea

EVSB e shqetësuar për gjendjen e objektit shkollor në Sllatinë të Epërme, mbetet rrezik për nxënësit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Objekti në fjalë, edhe më parë ka paraqitur pa siguri dhe rrezik për nxënësit, përkundër faktit se Koordinatori i EVSB-së, Imri Emërllahu, kishte ngritur si shqetësim në mbledhjen e parafundit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), dhe ka kërkuar që të merren masa ndaj objektit të lart përmendur, sepse dikur mundë të jetë vonë.

Ekipi veprues për siguri në bashkësi (EVSB), ka vizituar objektin e vjetër të shkollës fillore “Njazi Rexhepi” në fshatin Sllatinë e Epërme, Komuna e Vitisë.
Pas ndërtimit të shkollës së re, objekti i vjetër i kësaj shkolle është në gjendje të mjerueshme, dhe tej mase i dëmtuar.

Nga afër, EVSB, bëri disa foto të këtij objekti, dhe fotot paraqesin pamjet e objektit, se sa pasiguri, dhe rrezikshmëri ka për qindra nxënës të kësaj shkolle.

Objekti në fjalë, edhe më parë ka paraqitur pa siguri dhe rrezik për nxënësit, përkundër faktit se Koordinatori i EVSB-së, Imri Emërllahu, kishte ngritur si shqetësim në mbledhjen e parafundit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), dhe ka kërkuar që të merren masa ndaj objektit të lart përmendur, sepse dikur mundë të jetë vonë.

Objekti i vjetër i shkollës fillore “Njazi Rexhepi”, ende mbetet rrezik për nxënësit që kalojnë rreth sajë.

Mobi Casa

Nxënësit, prindërit dhe arsimtarët, janë tejet të shqetësuar me gjendjen e këtij objekti dhe me të drejtë ata kanë paraqitur rrezikun që u kanoset kalimtarëve, e veçmas nxënësve të shkollës, të cilët për çdo dit, dhe në çdo qastë kalojnë skaj objektit të cilët mundë të pësojnë keq si nga xhamat e thyer tërësisht, dhe të varur në kornizat e tyre, pa kurrefar sigurie, dhe nga ana tjetër, objektit në fjalë, muaj më parë nga punekryesi, objektit i është hjekur vetëm çatia (kulmi). Dhe tani për së afërmi vërehen, se tjegullat në shumë vende, janë të zhvendosura pjesërisht(gjysma e pjesës së tyre), jashtë mureve.

Përveq rrezikshmërisë nga kalimi mjafton vetëm një lëkundje apo stuhi, e cila do t`i rrezikonte ata, pavarësisht distancës së tyre.

EVSB kërkon nga organet që kanë këtë përgjegjësi, sa më parë të merren masa që, objekti të rrënohet dhe të pastrohet tërësisht, para 1 Shtatori, pa filluar procesi mësimorë, gjersa nxënësit jenë ende në pushime.

EVSB, falënderon qytetarët e Komunës së Vitisë, por në këtë rast ata të fshatit Sllatinë e Epërme, për mirëkuptim, bashkëpunim, përkrahjen, dhe besimin dhënë EVSB-së.

EVSB, fton për bashkëpunim të gjithë qytetarët e Komunës së Vitisë, pa dallime thuhet në reagimin e dërguar nga Imri Emërllahu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.