Uji Dea

EVSB dhe KFOR-i amerikan debatojnë për vjedhjet, qentë endacak dhe lypsarët e pranishëm në Viti

/ 2 minuta lexim

Viti – Me ftesë të Ekipit LMT, të KFOR-it Amerikan, ë Komunën e Vitisë, u zhvillua një takim i përbashkët me Ekipin Veprues për Siguri në Bashkësi, (EVSB).

Gjatë këtij takimi u diskutuan disa pika me radhë, si:
▪︎Gjendja e Sigurisë në Komunën e Vitisë.
▪︎Vjedhjet, kryesisht gjatë këtij Muaji.
▪︎Keqpërdorimi i rrjeteve sociale nga nxënësit nëpër Shkolla.
▪︎Lypsarët që gjenden në çdo vend, për çdo ditë!
▪︎Qentë endacak etj.

Po ashtu u diskutua dhe u bisedua rreth bashkëpunimit EVSB me PK-në, dhe me Institucionet Komunale.

Ndër të t’jera u bisedua edhe për KKSB-në, e Vitisë, dhe u tha se: KKSB, apo ky Këshill, është shumë me rëndësi për Komunën e Vitisë, dhe këto mekanizma të Sigurisë duhet të vlerësohen lartë nga Institucionet lokale, dhe ato Qendrore të Vendit.

Uji Dea

Duke marrë parasysh kontributin e KKSB-ve,(sepse dihet dhe përbërja e këtyre Këshillave), atëherë edhe vlerësimi i tyre duhet të jetë pozitiv, jo vetëm për KKSB-në, por për të gjitha mekanizmat e sigurisë, siç janë: EVSB-të, dhe KLSB-të.

EVSB, i njoftoj të pranishmit se me datë:20-30.Prill.2024, është: Java për të drejtat e viktimave të krimit, ku EVSB, dhe Policia e Kosovës(PK),do të mbajnë fushatë vetëdijesuese të përbashkët nëpër të gjitha shkollat e Komunës së Vitisë, kundër keqpërdorimit të rrjeteve sociale.

EVSB dhe KFOR-i Amerikan, po ashtu diskutuan edhe rreth regjistrimit të popullatës, që do të filloj me 05.Prill.2024.

Krejt në fund të këtij takimi, Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi(EVSB), dhe KFOR-i Amerikan, gjendjen e Sigurisë për Komunën e Vitisë, e vlerësuan të qetë dhe stabile thuhet në njoftimin e koordinatorit të Ekipit Veprues për Siguri në Bashkësi(EVSB), për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/