ARKATANA

Evropiani 2016, objektiv i Vokrrit

/ 1 minutë lexim

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, nuk i ka humbur ende shpresat për pjesëmarrje të përfaqësueses së Kosovës sa më shpejt në garat ndërkombëtare, edhe pse së fundmi iu mohua një gjë e tillë nga FIFA.

Kreu i futbollit kosovar insiston se do ta bëjë të pamundurën që Kosovës t’ia mundësojë pjesëmarrjen në kualifikimet e Evropianit të ardhshëm, i cili do të mbahet në Francë.

“Objektiv personal është ai që Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrja në kualifikimet për Euro 2016 në Francë”, ka thënë kreu i futbollit kosovar, transmeton magazina zvicerane Blick, e cila e ka bërë një shkrim për Valon Behramin, që së fundmi nga FFK u shpall futbollisti më i mirë kosovar që luan jashtë.

Fundamenti

Ndërkohë, Vokrri i ka qetësuar zviceranët rreth futbollistëve kosovarë që e përfaqësojnë këtë vend si Valon Behrami, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

“Jo, ne nuk do t’i rrëmbejmë lojtarët që janë rritur në Zvicër”, vazhdoi ai.(express).