FIDANISHTJA

“Evropa në luftë”: Rritet niveli i sigurisë në shkallën më të lartë, përfshirë edhe Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri francez, Manuel Valls, tha se Evropa për momentin është në gjendje lufte, dhe se kërcënimet terroriste janë vazhdimisht në rritje e sipër, transmeton Indeksonline.

Vendet evropiane kanë marrë vendim që nga sot të rrisin nivelin e sigurisë.

Analistët thonë se lufta mbërriti në Evropë dhe se mund të shkoj edhe përtej oqeanit.

Autoritetet në Francë, Holandë, Britani të Madhe dhe Gjermani kanë reaguar ndaj sulmeve në Bruksel, gjithashtu, këto shtete kanë rritur sigurinë nëpër aeroporte dhe në kufij.

Franca menjëherë pas sulmit në Bruksel ka mobilizuar 1600 policë, i ka vendosur në kufijtë e vendit.
“Është shumë e nevojshme të jeni vigjilent”, tha ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve.

FITORJA

Ndërsa, policia gjermane tha se ka rritur kontrollet e sigurisë në kufirin me Belgjikën, Francën, Holandën dhe Luksemburgun.

Autoritetet britanike kanë konfirmuar se kanë dërguar forca policore shtesë në disa pika kyçe, si në ato të sigurisë dhe në aeroporte.

“Këto janë masa parandaluese. Jemi duke u munduar t’i mbrojmë qytetarët dhe të sigurojmë që ata të ndihen të sigurt”, ka thënë policia britanike.

Holanda ka bërë thirrje që qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Bruksel, deri sa të qetësohet situata.
Edhe në Kosovë është rritur niveli i sigurisë pas sulmeve të sotme terroriste në Burksel ku deri me tash raportohet për 34 të vdekur dhe mbi 130 të plagosur. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.