Evitohet defekti – shkolla e Zhegrës bëhet sërish me ujë
Gjilan – Bujar Nevzati drejtor i arsimit tha për rajonipress se është e vërtetë që dy ditë shkolla në Zhegrës ka qenë pa ujë, por kjo mund t`i ndodhë gjithkujt sepse është dëmtuar pompa e ujit. Ne kemi reaguar me kohë dhe kemi evidentuar prishjen tha ai.
Shkolla e mesme e ulët “Agim Ramadani” në Zhegër e cila numrin mbi 800 nxënës sërish është bërë me ujë të pijshëm falë intervenimit të drejtorisë së arsimit. Ruhan Kurteshi aktivistë nga Zhegra patë informuar se kjo shkollë ka mbetur pa ujë dy ditë rresht.Bujar Nevzati drejtor i arsimit tha për rajonipress se është e vërtetë që dy ditë shkolla në Zhegër ka qenë pa ujë, por kjo mund t`i ndodhë gjithkujt sepse është dëmtuar pompa e ujit. “Ne kemi reaguar me kohë dhe kemi evidentuar prishjen” tha ai.Nevzati tha se me insistimin e drejtorisë së arsimit tani edhe rruga nga shkolla e vjetër deri tek shkolla e re është duke u asfaltuar. “Prioritet yni ka qenë që nxënësit të kenë kushte më të mira gjatë udhëtimit dhe shkolla “Agim Ramadani” shumë shpejt do të bëhet edhe me rrugë të re dhe të asfaltuar” tha Nevzati.Kurse Ruhan Kurteshi tha se tashmë shkolla është stabilizuar me ujë të pijshëm.” Si është publikuar lajmi në rajonipress është intervenuar urgjent dhe ne dhe prindërit në Zhegër u jemi mirënjohës” tha Kurteshi./rajonipress/