UBT

Evazioni fiskal kap shifrën e një buxheti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shkalla e evazionit fiskal në Kosovë llogaritet të jetë afër 40 për qind edhe pse ende nuk ka të dhëna zyrtare. Këtë shkallë të përqindjes të evazionit fiskal e rrit pjesa veriore e Mitrovicës, ku Administrata Tatimore nuk ka arritur të shtrihet asnjëherë. Edhe për kundër asaj se qeveria e Kosovës për vite të tëra kishte vendosur në prioritetet e politikave të saj parandalimin e ekonomisë joformale, korrupsionit dhe formave tjera të ekonomisë së zezë.

Por, pavarësisht angazhimeve të autoriteteve për luftën ndaj ekonomisë joligjore ky fenomen konsiderohet se vazhdon të jetë i pranishëm, duke dëmtuar kështu rëndë ekonominë. Madje të dhënat jozyrtare thonë se ekonomia joligjore kap shifrën e një buxheti. Sipas statistikave dhe hulumtimeve që kanë bërë organizata të ndryshme, shkalla e informaliteti në vend llogaritet diku rreth 34, 75 për qind, shifër e përafërt me vendet në regjion.

Fundamenti

Kurse në vendet e Bashkimit Evropian, evazioni fiskal llogaritet rreth 18 për qind. Këto të dhëna dolën nga një hulumtim i Qendrës për Hulumtime Strategjike e Sociale (STRAS), në bashkëpunim me Revistën “Ekonomia”. Studimi i organizatës së STRAS-it , konstaton, se me gjithë shkallën e lartë të ekonomisë joformale, konkretisht evazionin fiskal, institucionet e thirrura për të luftuar këtë fenomen, Doganat dhe Administrata Tatimore të Kosovës, janë duke e kryer punën e tyre në zvogëlimin e këtij fenomeni./zeri/