UBT

Evakuohen azilkërkuesit shqiptarë në Lyon

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Evakuimi ka filluar sot në ora 8.30 dhe azilkërkuesit e parë kanë mbërritur në Oullins rreth orës 10.00. Sot në ora 7.30 duhej të fillonte dëbimi i kërkuesve të azilit që janë vendosur në Lyon, që nga vera, nën urën Kitchener. Polica komunale ishte në vend si dhe një ekipi i shërbimit “Pastrimi”.

Autobusët ishin në vendin e ngjarjes që nga ora 7.30, ndërsa familjet prisnin numërimin e personave nga prefektura për të filluar evakuimin dhe vazhdonin përgatitjet.

Evakuimi ka filluar sot në ora 8.30 dhe azilkërkuesit e parë kanë mbërritur në Oullins rreth orës 10.00. Në këtë lokalitet pastaj kanë filluar të vendosen 26 familje, 60 të rritur dhe 89 fëmijë, me shtetësi shqiptare, kosovare, boshnjake, ruse, azerbajxhanase, gjeorgjiane dhe sudaneze. Katër rreshta të shtëpizave “algeco” janë të përgatitura për t`i pritur personat në fjalë.

Fundamenti

Një pjesë tjetër e këtyre azilkërkuesve do të strehohen në komuna tjera të regjioneve Rhône, Isère ose në l’Ardèche, shkruan leprogress.fr.

Äzilkërkuesit, kryesisht shqiptarë nga Kosova, që nga muajt e verës ishin strehuar në mënyrë ilegale nën urën Kitchener, afër Lionit. Ata jetonin në kushte të mjerueshme, pa ushqim të rregullt dhe pa kushtet elementare higjenike.

Në fillim të nëntorit, albinfo.ch ka bërë një reportazh televiziv që pasqyron rrethanat në të cilat është zhvilluar jeta në këtë lokalitet./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.