HW

Europa “çmendet” për Arlind Ajetin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Arlind Ajeti është kuqeziu më i kërkuar në merkato. Garës për mbrojtësin shqiptar, së fundmi i janë shtuar edhe Werder Bremen në Bundesligën gjermane dhe Torino në Serinë A italiane.

Me paraqitjet në Kampionatin Europian, ku luajti si titullar në dy ndeshjet përballë Francës dhe Rumanisë e kanë vendosur 22-vjeçarin në qendër të vëmendjes.

Werderi kërkon të përforcojë repartin difensiv, me dy mbrojtësa qendre dhe njëri prej alternativave është Arlind Ajeti, që shkëlqeu në Euro 2016.

HW

Konfirmimi erdhi nga drejtori sportiv, Frank Baumann, i cili kërkon të përfitojë nga fakti se futbollisti i Kombëtares është lojtar i lirë pas përfundimit të akordit me Frosinonen dhe ka avantazhin që nuk cilësohet ekstra-kominutar, prej pasaportës zvicerane.

Për të siguruar shërbimet e Ajetit, Werderi duhet të rivalizojë me klubet italiane. Pas Pescara-s, Bologna-s e Lazio-s, në gjurmët e mbrojtësit është edhe Torino.

Lajmi u bë i ditur në faqen e parë të gazetës “Tuttosport”, sipas të cilës “granata”-t janë në pozita të mira për të afruar lojtarin e Kombëtares shqiptare, për të cilin konkurrenca është e fortë, ku nuk mungojnë as ofertat nga dy gjigandët turq, Fenerbahce dhe Besiktas.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.