RCCOLA

Eurogoli i Xhakës, i pari i tillë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Granit Xhaka shënoi eurogol në barazimin 2:2 me Villarealin. Mesfushori kosovar i Borussia Monchengladbachut shënoi nga gjuajtja e lirë me një ‘predhë’, duke e detyruar portierin të bëhet vetëm tifoz. 23-vjeçari thotë se nuk mbanë mend të ketë shënuar ndonjë gol të tillë. “Nuk e mbaj mend të kem shënuar këso goli ndonjëherë. Nuk e di nëse e kam bërë”, tha ai, pas goli të realizuar nga 25 metra.

Topi i goditur nga ai së pari qëlloi transversalen, për të përfunduar më pas në portë. Ai një gol nga gjuajtja e lirë e kishte shënuar edhe ndaj Eintracht Frankfurtit në Bundesligë. “Ndoshta kjo goditje ishte pak më e fortë se sa ajo me Frankfurtin”, thotë duke qeshur prishtinasi që luan me Zvicrën. “Ne vetëm treguam se jemi ende gjallë pas dy humbjeve të pësuara”.

UBT

Ky nuk është goli i parë në Ligën e Evropës me Borussian. Xhaka kishte shënuar nga largësia edhe ndaj Sarajevës, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për fazën e grupeve.

Borussia Monchengladbach pas pesë ndeshjeve në grupin A, kryeson me nëntë pikë, një më pak ka Villareali, kurse me shtatë sosh është Zurichu i Berat Xhymshitit, që shënoi gol ndaj Apollonit. Gjasat janë të mëdha që Borussia të kualifikohet për më të tutje,pasi në fund pret Apollonin e Qipros./Arena/