Mobi Casa

Eurodeputeti Kovatchev: Asociacioni nuk duhet të jetë Republika Sërpska

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Eurodeputeti bullgar, Andery Kovatchev, ka deklaruar se Serbia nuk duhet t’i shmangë obligimet e saja nga marrëveshjet që kanë dalë nga procesi i dialogut me Kosovën.

Kovatchev ka bërë thirrje dhe ka thënë se Bashkimi Evropian pret që Prishtina dhe Beogradi të bëjnë progres në premtimet e tyre për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Pyetja kryesore është se çfarë asociacioni do të jetë? Sigurisht që ky Asociacion nuk duhet të jetë përsëritje e një Republika Sërpska të re brenda Republikës së Kosovës”, ka thënë Kovatchev.

Në një intervistë ekskluzive, ai ka theksuar se terroristët si të gjithë kriminelët duhet të dalin para drejtësisë, duke folur për agresionin serb në Banjskë të Zveçanit në 24 shtator. Kovatchev shtoi se në Evropën e sotme nuk ka hapësirë për asnjë lloj ideologjie të bazuar në urrejtje. Sipas tij, depërshkallëzimi dhe zgjidhjet për çështjet e hapura mbeten parësore.

Eco Higjiena

Deputeti i Parlamentit Evropian ka pohuar se Serbia duhet të zgjedhë anën e saj dhe të tregojë përkushtim ndaj parimeve të BE-së.

“Është një nga shtetet e pakta evropiane që nuk rreshtohet me sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Kosova ka miratuar sanksione dhe ka shprehur solidaritet të fortë me Ukrainën. Të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Serbia. Në përgjithësi, Beogradi duhet të tregojë më shumë përkushtim ndaj vlerave dhe standardeve të BE-së – ai duhet të japë reforma, jo më pak në lidhje me sundimin e ligjit”, ka thënë Kovatchev.

Kovatchev ka theksuar se ka shumë rreziqe për të pasur ndarje në Ballkanin Perëndimor dhe se shtetet anëtare të BE-së duhet të punojnë në mënyrë proaktive për t’i reduktuar ato ndarje.

“Kremlini është gjithmonë në kërkim të çështjeve që mund të shtohen për të nxitur kaos dhe keqkuptime. Një shembull më pak i njohur, por veçanërisht zbulues, është përpjekja e tyre për të rritur ndarjet në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për shembull, në kohën kur në vitin 2017 po zhvillohej dhe negociohej “Traktati (vendimtar dhe historik) për Marrëdhëniet e Mirë fqinjësore”, Kremlini mobilizoi agjentë në të gjithë rajonin me synimin për të parandaluar nënshkrimin e tij“, ka thënë Kovatchev./klankosova

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.