GRANDEMALL

Eurodeputeti holandez: Kosova të mos bie në provokimet e Serbisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka kërkuar që NATO-ja t’i përkrahë institucionet e Kosovës në kryerjen e detyrave.

Rueten tha se në Kosovë gjithmonë ekziston rreziku i provokimit nga ana e Serbisë, duke tentuar të lidhin një çështje me një tjetër.

“E dimë këtë gjë, dhe e kemi parë këtë paraprakisht. Madje kemi parë edhe sulme në territorin e Republikës së Kosovës, që të hiqet vëmendja nga zhvillime të brendshme në Serbi. Gjithmonë duhet të jemi gati, por unë shpresoj dhe u bëj thirrje miqve tanë në Kosovë që të mos provokohen dhe të mos lejohet që kjo të ju udhëheq agjendën tuaj”, u shpreh mes tjerash ai, për Klan Kosova.

Më tutje, eurodeputeti Reuten tha se është e rëndësishme që Kosova të investojë në raportet bilaterale me shtetet anëtare të BE-së, në mënyrë që të fokusohen në reforma në vend “e të mos provokohen nga veprime që gjithnjë mund të ndodhin”.

FIDANISHTJA

“Duhet të qëndrojmë së bashku në këtë: të shmangim çdo tension të panevojshëm në raporte të ndryshme. Kjo nuk do të thotë se raporti në fjalë nuk do të mbetet i zorshëm për një kohë. Por shpresoj që qasja e emisarit të ri për dialogun Kosovë-Serbi, mund të çojë te rezultate më ndryshe”, deklaroi eurodeputeti holandez, Thijs Reuten.

Ai tha se është e nevojshme një qasje tjetër në procesin e dialogut sepse, siç u shpreh, “qasja që e kishim deri tani nuk na solli rezultatet që ne po shpresonim”.

Po ashtu, eurodeputeti Reuten tha se duhet të procesohet aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.