Eko Higjiena

EULEX’i s`flet për autopsi

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Prishtinë – Zyrtarë të EULEX’it nuk i kanë komentuar rezultatet e autopsisë për Dino Asanajn, ish shef i AKP’së.

Para se raporti t`i dorëzohet zyrtarisht prokurorisë, Arsim Gërxhaliu ka thënë se me rezultatet është pajtuar edhe ekspert i Mjekësisë ligjore të EULEX`it. Remzi Ejupi ka thënë se ai nuk është intervistuar as nga policia, e as nga prokuroria. Policia ka heshtur.
Zyrtarë të Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, nuk kanë komentuar të shtunën asgjë rreth autopsisë së bërë për ish-shefin e AKP Dino Asanaj.

Në autopsinë e kryer të premten në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, krahas dy ekspertëve vendorë të kësaj fushe, në autopsi kishte marrë pjesë edhe një ekspert nga ky mision.

Të gjitha deklaratat zyrtare për këtë rast duhet t’i kërkoni tek autoritetet lokale, i ka thënë Radios Evropa e Lirë njëri nga zyrtarët e EULEX’it.

Njëri nga pjesëmarrësit në autopsi, shefi i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka thënë në KTV se edhe përfaqësuesi i EULEX’it është pajtuar dhe ka vënë nënshkrimin e tij pas autopsisë së bërë në rastin Dino Asanaj.

“ Dy vendorët dhe përfaqësuesi i EULEX’it kanë vënë nënshkrimin e tyre pas autopsisë, që do të thotë se janë pajtuar me rezultatet”, ka thënë Gërxhaliu.

Eco Higjiena

Gërxhaliu ka thënë se “të gjitha gjetjet në trupin e Asanajt tregojnë se të njëjtat janë shkaktuar nga vetë ai”, dhe se “bëhet fjalë për vetëvrasje”.
Të njëjtat, sipas tij, konsistojnë me formën e veprimit vetanak dhe nuk janë gjetur shenja se ka qenë e mundur të bëhen nga dikush tjetër.

“Në trupin e tij, respektivisht në qafë, janë konstatuar dy plagë prerëse në anën e majtë, shtatë plagë shpuese në anën e djathtë dhe dy plagë në gjoks – njëra prej tyre ishte fatale dhe ka arritur deri në zemër”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Ndërkohë, zyrtarë për media të policisë së Kosovës, të shtunën kanë thënë për Express se tashmë gjitha kompetencat për rastin “Asanaj” janë në Prokurorinë e Qarkut.
“Ju tashmë e dini se prokurori i rastit është deklaruar dhe gjithçka që ka të bëjë me këtë duhet të pyesni në Prokurori”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu.

Gazeta të shtunën ka kontaktuar edhe njërin nga të përfolurit në letrën që ka lënë Dino Asanaj, Remzi Ejupin pronarin e Eurokohës dhe gazetës Zëri, i cili ka thënë se deri tash nuk është intervistuar nga askush.

“Nuk më ka intervistuar as policia, e as prokuroria, këto janë shpifje të gazetës Koha Ditore”, ka thënë shkurt Ejupi, duke treguar se nuk gjendet në Kosovë.
Kryeprokurori i Prokurorisë së Qarkut, Aleksandër Lumezi pati thënë për Express të premten se raporti pritet t’i dorëzohet prokurorisë tek në fillim të javës së ardhshme.
“Raporti i autopsisë nuk është dorëzuar. Kjo pritet të ndodhë të hënën”, ka thënë Lumezi për gazetën.

Sipas tij, prokuroria është duke pritur që të kryhet ceremonia e varrimit dhe mbledhjet komemorative për ish-shefin e AKP’së, e më pas të nisë veprimet që i takojnë.
“Pas të hënës, prokuroria do të fillojë marrjen në pyetje të familjarëve të Asanajt, vozitësin, e shumë persona që kohëve të fundit janë përfolur në media”, ka thënë Lumezi.(Express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.