Eko Higjiena

EULEX vëzhgon edhe të drejtat e njeriut nëpër komuna

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Jon Rayn përfaqësues i këtij paneli ka thënë se ky panel është duke ndërmarrë një fushatë informuese për ta njoftuar publikun e gjerë rreth mandatit dhe funksionit të tij.

Përfaqësuesit e Panelit i pritën zyrtarët e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Kamenicë. Qëllimi i këtij takimi ishte fushata vetëdijësuese sa i përket funksionalizimit të këtij Paneli dhe bashkëpunimi me njësitë për të drejtat e njeriut.

Bashkimi Evropian ka themeluar Panelin për Shqyrtimin e të Drejtave të Njeriut (Panelin) me 29 Tetor, 2009 me mandatin që të shqyrtoj shkeljet e pohuara të të drejtave të njeriut nga misioni i EULEX-it në Kosovë gjatë përmbushjes së mandatit të tij ekzekutiv.

Paneli i shqyrton ankesat të cilat i parashtrohen brenda gjashtë muajve nga data e shkeljeve të pohuara. Paneli vendos nëse ankesa është e pranueshme dhe kur është e pranueshme, shqyrton ankesën dhe i paraqet të gjeturat nëse EULEX-i , i ka shkelur ligjin e të drejtave të njeriut i cili është i aplikueshëm në Kosovë.

Hidromorava

Jon Rayn përfaqësues i këtij paneli ndër të tjerash theksoi se: Ky panel është duke ndërmarrë një fushatë informuese për ta njoftuar publikun e gjerë rreth mandatit dhe funksionit të tij. Në këtë fushatë përfshihen takime me OJQ-të dhe organizata civile, me ministrat përkatës dhe me zyrtarët e qeverisë , administratës lokale në nivelin rajonal dhe komunal.

Gjatë takimeve në fushatën informuese njoftohet rreth mandatit, funksioneve dhe punës së Panelit, si dhe ligjit në fuqi me të cilin funksionon Paneli.

Po ashtu edhe koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut, në Kamenicë Nazmije Demolli-Kastrati i njoftoi të pranishmit rreth funksionimit të zyrës për të drejtat e njeriut në komunën e Kamenicës, rreth zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme me qytetarë, vizitat, fushatat vetdijësuese, shënimi i ditëve ndërkombëtare, pranimi i ankesave nga ana e qytetarëve dhe shqyrtimi i tyre,etj, duke përfshirë të drejtat e fëmijëve, barazinë gjinore, kthim dhe komunitete,integrime evropiane, pra, të drejtat e njeriut në përgjithësi.

Përfaqësuesit e EULEX-it falënderuan zyrtarët e NJKDNJ-së për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ndërsjellë, ku takime të tilla do të ketë edhe në të ardhmen./rajonipress/