UBT

EULEX me raport për krimet politike

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Një raport ku përshkruhen krimet politike në Kosovën e pasluftës do të shqyrtohet të premten në seancën gjyqësore ndaj Sadik Abazit, Fahredin Gashit, Shpresim Ukës, Shaban Sylës, Bekim Sylës e Driton Hajdarit, të njohur për gjykatën si rasti “Bllaca 2”, e të cilët akuzohen për vrasjen e Ibush Kllokoqit dhe dy tentim vrasje.

Se misioni EULEX posedon një raport të tillë e ka konfirmuar të mërkurën prokurorja e rastit Emma Rizato gjatë seancës teknike që është zhvilluar të mërkurën përkitazi me këtë rast në Gjykatën Supreme të Kosovës. Ndonëse ishte paralajmëruar seancë e rregullt, mungesa e një anëtari të trupit gjykues ka bërë që seanca e së mërkurës të jetë vetëm e natyrës teknike ndërsa të enjten dhe të premten do të mbahen seanca të rregullta.

Të enjten në cilësinë e dëshmitarit të propozuar nga Prokuroria pritet që të dëshmojë Naim Miftari, i cili pretendon se ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës.

“Naim Miftari do të dëshmojë në lidhje me përvojat e tij sa ka qenë në SHIK, marrëdhëniet e tij me viktimën e këtij rasti Ibush Kllokoqin, si dhe do të ofrojë detaje rreth shoqërimit të tij me Nazim Bllacën”, ka bërë me dije prokurorja Rizato.

E në vazhdën e seancave ajo ka paralajmëruar diskutimet rreth një raporti mbi hetimet e krimeve politike që janë kryer në Kosovë. “Unë do të paraqes raportin e një hetuesi lidhur me disa hetimeve të krimeve politika dhe do të diskutojmë nëse është e nevojshme që ta ftojmë atë hetues në cilësinë e dëshmitarit”, ka paralajmëruar prokurorja.

Uji Dea

Diskutimi për këtë raport nuk është kundërshtuar nga mbrojtja derisa marrja në pyetje e Naim Muiftarit, sipas mbrojtëses së Shpresim Ukës, avokates Fehmije Gashi- Bytyqi, është e panevojshme.

Mbrojtësi i Fahredin Gashit, avokati Tahir Rrecaj, ndërkaq sërish është thirrur në problemet shëndetësore që ka klienti i tij. Ai madje ka paraqitur edhe kërkesën që ndaj klientit të tij të bëhet një super-ekspertizë për shkak se sipas tij, ka kundërthënie mes konstatimeve që kanë dhënë mjekët në spital dhe ata në burg.

Ai ka ripërsëritur se klienti i tij ka probleme psikike, ndërsa ka propozuar ekspertizë për t’u vërtetuar nëse problemet e tilla, Fahredin Gashi i ka pasur edhe gjatë kohës kur prokuroria e akuzon se ai ka marrë pjesë në kryerjen e veprave penale.

Rrecaj ka kërkuar që të ndërpritet procesi deri në rezultatet e kësaj super-ekspertize. Trupi gjykues ndërkaq ka caktuar dy seanca për këtë javë dhe shtatë të tjera në fillim të muajit shtator.(zeri)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.