UBT

EULEX liron nga akuzat Begzad Sinanin e Hasan Keqmezin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Trupi gjykues i kryesuar nga Anna Adamsak Gallant ka liruar të mërkurën nga akuzat Begzad Sinanin dhe Hasan Keqmezin me arsyetimin se nuk janë vërtetuar provat e ofruara nga Prokuroria Speciale. Begzad Sinani e ka quajtur fitore të drejtësisë dhe të tij këtë proces siç tha ai të motivuar politikisht.

Në Gjykatën Themelore në Gjilan të mërkurën është shpallur aktgjykimi në rastin e Begzad Sinanit dhe Hasan Keqmezit. Trupi gjykues i kryesuar nga Anna Adamsak Gallant duke e dhënë arsyetimin tha se Begzad Sinani dhe Hasan Keqmezi nuk janë fajtor sepse nuk kanë përfituar asgjë për vete. “Provat e ofruara në aktakuzë nuk janë vërtetuar dhe Begzad Sinani e Hasan Keqmezi lirohen nga akuza e keqpërdorimit të detyrës zyrtare “ tha Gallant, raporton rajonipress.

Gallant tha se as Sinani e as Keqmezi nuk i kanë tejkaluar kompetencat edhe në kohën kur kanë shpërndarë ndihma në kohën e fushatës.

Ajo tha se edhe pse aktakuza i ka ngarkuar për një shpërdorim të detyrës zyrtare në vlerë të 178 mijë eurove, duke përfshirë shpenzime të drekave e darkave, karburanteve dhe shpenzimet e ndihmave gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2009 megjithatë Gjykata nuk ka arritur të vërtetoj se dy të akuzuarit kanë kryer veprën penale.

UBT

Pas shpalljes së aktgjykimit Begzad Sinani tha për rajonipress se ky vendim është një fitore e madhe e drejtësisë kosovare dhe e tij veçanërisht.”Unë që nga dita e parë e kam thënë se aktakuza dhe vet padia është e motivuar politikisht. Diksuh deshi të më dëmtojë mua dhe PDK , por ja që triumfoj e vërteta” tha Sinani.

Ndryshe sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës (EULEX), Begzad Sinani dhe Hasan Keqmezi dyshohej se gjatë vitit 2009 me qëllim që vetit t`i sjellin përfitim të kundërligjshëm pasuror kanë marrë vendim për shpërndarjen e ndihmave për skamnorët edhe pse s`ka pasur nevojë për një gjë të tillë.

Aktakuza gjithashtu i ngarkon Sinanin e Keqmezin se gjatë kohës së fushatës së viti 2009 kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës duke krijuar shpenzime për dreka e pije. Të dy këta dyshohen për veprën penale shpërdorimi i detyrës zyrtare.

Edhe avokati mbrojtës Shemsedin Piraj tha se ky vendim vërtet ishte meritor sepse asnjëri prej të akuzuarve nuk është konstatuar se janë shkelës të ligjit. /rajonipress/